Cili është kuptimi i jetës nëse
nuk kemi trup të shëndetshëm?
Na kontaktoni

4 lloje analizash

20 lloje shërbimesh

Nga kujdesi parësor deri te mjekimet parandaluese, të mbështesim në çdo hap të rrugës.

Sot investojmë në shëndetin tënd që e nesërmja të jetë më e ndritshme.

Orari i Punës

E hënë - E dielë

07:00 - 23:00

Poliklinika da vinci

Ekzaminime të plota për
vlerësime të sakta shëndetësore.

Poliklinika DaVinci ofron analiza të ndryshme për diagnoza të sakta dhe trajtime
të personalizuara.

Analiza Biokimike

Hetimi i kimisë së trupit për qëllime diagnostikuese.

Analiza Hematologjike

Ekzaminimi i përbërësve të gjakut për ta vlerësuar gjendjen shëndetësore.

Analiza Hormonale

Ekzaminimi i niveleve hormonale për ekuilibër fiziologjik.

T. Markeret

Identifikimi i shënuesve që tregojnë shëndetin ose sëmundjen e indeve.

Angazhimi i Poliklinikës DaVinci ndaj komunitetit është një premtim i qëndrueshëm. Çdo pacient që hyn në dyert tona merr kujdesin gjithëpërfshirës që meriton.

Fëmijët na mësojnë se shërimi fillon me një buzëqeshje.

Doktorë të kualifikuar
Farmaci
Analiza të sakta
Teknologjia e fundit
Disponueshmëri 24/7

Doktorë të kualifikuar

Poliklinika DaVinci përbëhet nga staf i kualifikuar, secili ekspert në fushën e tij përkatëse. Me vite përvojë dhe trajnim të vazhdueshëm, doktorët dhe anëtarët e tjerë të stafit ofrojnë kujdes mjekësor të nivelit të lartë dhe plane trajtimi të personalizuara për secilin pacient.

Farmaci

Brenda Poliklinikës gjeni edhe farmacinë, të pajisur me një gamë të gjerë barnash dhe farmacistë të gatshëm për të ndihmuar me çdo pyetje ose shqetësim në lidhje me recetat, dozën ose ndërveprimin e barnave, duke u siguruar që pacientët t’i marrin mjekimet e duhura dhe në mënyrë të sigurt.

Analiza të sakta

Në Poliklinikën DaVinci përdoren pajisjet laboratorike dhe mjetet diagnostikuese më të fundit për të siguruar analiza të sakta. Ekipi i përkushtuar i teknikëve dhe profesionistëve mjekësorë punon me zell për të ofruar diagnoza të sakta dhe në kohë, duke lehtësuar trajtimin dhe menaxhimin efektiv të çështjeve të ndryshme shëndetësore.

Teknologjia e fundit

Poliklinikë e pajisur me pajisjet dhe teknologjinë më të fundit mjekësore për të ofruar kujdes cilësor. CT-Computer Tomography, Dexa-Scan, RTG-Rentgen, Ortopan 3D e Ultrazë 5D janë vetëm disa nga pajisjet me të cilat ju shërbejmë.

Disponueshmëri 24/7

Shqetësimet shëndetësore mund të lindin në çdo kohë, prandaj Poliklinika DaVinci ofron 24/7 disponueshmëri për ndihmë mjekësore. Pavarësisht nëse është në mes të natës ose gjatë një pushimi, jemi këtu për të ofruar kujdes dhe mbështetje sa herë që pacientët tanë kanë nevojë për të.

Çfarë thonë klientët tanë?

Asnihere nuk me ka ra me punu me staf ma te kujdesshem. Vec fjalet ma te mira i kom per Polikliniken DaVinci.

Fatjon Z.

Objekt i pastër dhe i mirëmbajtur. Në përgjithësi, një përvojë e nivelit të lartë të kujdesit shëndetësor. E rekomandoj.

Arta C.

Sherbimi i Poliklinikes DaVinci i eshte pershtat krejt familjes sone. 100% e rekomandojme.

Albina S.

Prej si e kom vizitu kete klinike jom tu u ni ma mire ka ana shendetesore

Din G.

Poliklinika da vinci

Vlerat janë ato që formësojnë karakterin e
një poliklinike!

Kujdes i drejtuar nga integriteti.

Pacienti në qendër

Prioritizojmë nevojat dhe mirëqenien e çdo pacienti me kujdes të personalizuar dhe plane trajtimi të përshtatura.

Empati

Dëgjojmë me vëmendje, duke treguar mirëkuptim dhe duke ofruar mbështetje gjatë kohërave sfiduese.

Mbështetje

Mbështesim pacientët gjatë gjithë rrugëtimit të tyre të kujdesit shëndetësor, nga diagnoza në shërim.

100

%

besim në çdo ndërveprim

100

%

cilësi e garantuar

100

%

empati në kujdesin tonë

100

%

përkushtim për mirëqenien tënde

Pediatër

Dr. Naser Rexha

Specialist i Kardiologjisë

Dr. Luan Keka

Specialiste e Gjinekologjisë

Dr.Lindita Ibrahimi

Specialiste e Radiologjisë

Aferdita Koshi

Specializant i Kardiologjisë

Endrit Dragusha

Specialist i Gastroenterologjisё

Jeton Bytyqi

Specialist i Gastroenterologjisё

Qёndrim Zenelaj

Specialist i Radiologjisë

Murat Murati

Specialist i Ortopedisë

Minir Begaj

Laborante

Shqipe Rraçi

Specialiste e Endokrinologjisë

Valentina Rexhepi Osaj

Psikologe

Lirilinda Xhakolli

Specialiste e Pediatrisë, Endokrinologjisë

Hafize Rafuna

Dermatovenerologe

Flutura Haxhijaha

Specialist i Pulmologjisë

Artan Haxhiaj

Specialist i Ortopedisë

Arian Zenelaj

Nutricioniste - Dietologe

Albulena Shabani Ilazi

Specialist i mjeksisë interne-Reaumatologjisë

Besim Bytyqi

Infermiere

Bleona Krasniqi

Infermiere

Miradije Azizaj

Teknik i radiologjisë

Ilir Paloja

Mjek i përgjithshëm

Betim Hajrizi

Specialiste e Pedodoncisë, Stomatologjisë

Albanë Krasniqi

Stomatolog

Dardan Mulolli

Fizioterapeut

Veton Alushaj

Mjek i përgjithshëm

Ardian Asllani

Lajmet

Lexoji blogjet e fundit, merr këshilla dhe mëso gjëra të reja

19 April 2024

Prindërimi dhe shëndeti i fëmijëve

Të jesh prind është një udhëtim sfidues. Prindërimi shënohet nga vendime të cilat ndikojnë në shëndetin e fëmijës. Për ty q...

4 March 2024

Rëndësia e kontrolleve të rregullta shëndetësore

A pret derisa të mos ndihesh mirë për ta caktu një kontroll shëndetësor? E pse kontrollet e rregullta shëndetësore janë të rën...

23 Janar 2024

Këshilla për një jetesë të shëndetshme

Ta jetosh një jetë të shëndetshme nuk duhet të jetë e ndërlikuar. A je gati t’i praktikosh disa këshilla të lehta për të të...